Fier dhe Tiranë, asgjësohen 2800 bimë kanabis, 3 persona në pranga

448
Në vijim të operacione antikanabis në të cilën është përfshirë prej kohësh policia e vendit, është bërë e mundur që në Fier të asgjësohen 1300 bimë narkotike të mbjella në një parcelë të marrë me qira. 
Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga janë vënë tre persona të cilët kishin marrë me qera parcelën dhe kishin mbjellë rrënjët e bimëve narkotike. Mësohet se në pranga janë vënë shtetasit nga shtetasit ,Novruz Kuka, Indrit Kuka dhe R.K, si të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike. 
Ndërkohë, në një operacionin tjetër të koduar “Koordinata 5”, Policia e Tiranës lokalizoi dhe më pas asgjësoi 1500 rrënjë hashashi të mbjellë në pyjet e zonës së Zallbastarit. 
Policia thotë se ka nisur hetimet për identifikimin dhe vënien përpara drejtësisë të kultivuesit të bimës narkotike. Lënda narkotike në të dyja rastet u asgjësua me anë të djegies.
Sigal