Fier, denoncon babain për dhunë fizike

613
Një 71-vjeçar është denoncuar nga djali i tij, me pretendimin se ai ushtronte dhunë fizike. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet XH.M., vjeç 46, akuzon babanë, shtetasi me inicialet D.M., 71 vjeç, nga Fier.
Në njoftimin e policsië në lidhje me këtë rast thuhet se, me datë 29.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të zakonshëm për shtetasin XH.M, vjeç 46, pasi babai i tij, D.M vjeç 71, ushtron dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.
Sigal