Fier, arrestohet pronari i “Mullirit të Artë”, ndërtonte pa leje në fabrikë

533
Sigal

FIER – Pronari i firmës “Mulliri i Artë”, Agur Abdurramani u arrestua të mërkurën nga Policia e Fierit për ndërtim të paligjshëm në ambientet e brendshme të fabrikës. 

Sipas policisë bëhet fjalë për një sipërfaqe pa leje rreth 250 metër katrorë. Po ashtu blutë e qytetit të Fierit sekuestruan një kamion me targa FR 3854 D i cili kishte sjellë materialet për objektin që do ndërtohej.

Kompania “Mulliri i Artë” me seli në qytetin e Fierit merret me tregtimin e miellit dhe nënprodukteve të tij, ndërsa 55-vjeçari Agur Abdurramani banon në Tiranë.

Me ligjin e ri të miratuar në Kuvend, kush ndërton pa leje edhe në pronën e tij rrezikon 1 vit burg.