Fier: Arrestohet 62-vjeçari, kishte bimë narkotike në banesë

434
Policia e Fierit ka gjetur në banesën e një 62-vjeçari 15 kg kanabis. Operacion i koduar “Kasti” është zhvilluar paraditen e sotme ndërsa është arrestuar në flagrancë poseduesi i drogës, shtetasi me iniciale K.M., banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në oborrin e banesës së tij në një serë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa rrënjë bimë narkotike të dyshuara si të llojit Cannabis Sativa, të shkulura dhe të vendosura mbi tokë për tharje, që rezultuan me një peshë prej 15 kg. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Sigal