Fier, arrestohen 2 të rinj, dhunuan personelin e urgjencës

531
Dy të rinj janë vënë në pranga nga blutë e Fierit pasi kanë goditur personelin e urgjencës së spitalit dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.
Sipas burimeve zyrtare janë arrestuar në flagrancë shtetasit Sokol Lipa, 25 vjeç, banues në fshatin Mbrostar-Ura, si dhe Fatjon Muskaj, 30 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Vogël”.

Pasditen e së dielës, këta dy persona, duke qenë në gjendje të dehur kanë debatuar dhe goditur personelin e urgjencës, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” të kryera në bashkëpunim.
Sigal