Fier, aksidentohen krushqit pas vizitës tek nusja, humb jetën babai i dhëndrit

521
Një aksident me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier. Mësohet se dy automjete një tip ‘Porche’ me targa AA638CZ dhe një fuoristradë me targa AA200JU janë përplasur në vendin e quajtur ‘Liqeni’, në aksin rrugor Fier-Levan.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima është Kujtim Guci 65 vjeç, ndërsa të plagosurit identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë jashtë rrezikut për jetën.
Të plagosurit dhe viktima janë familjarë të cilët udhëtonin drejt qytetit të Vlorës, pas një gëzimi familjar. Mësohet se 65-vjeçari që ka humbur jetën është babai i dhëndrit, ndërsa kishin qenë krushqi tek nusja në Fier dhe po ktheheshin drejt Vlorës.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia tej normave të lejuara. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Sigal