Sigal

Një tjetër aksident me pasojë vdekje, është regjistruar, këtë herë në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zharrës, prej edhe nga ishte viktima, i cili u godit për vdekje nga një automjet, tip “Benz”.

Nga ana e Policisë Vendore, u arrestua shoferi i mjetit që bëri aksidentin.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 07. 08. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., vjeç 47, banues në Roskovec, pasi në rrugën nacionale, në fshatin Zharrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin E. D., vjeç 48, banues në këtë fshat. Neni 290/3 i Kodit Penal.