Fier, 65 vjeçari gjendet i pajetë në shinat e trenit

130

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mbyet në Fier, ku një burrë i moshuar është gjetur pa shenja jete në shinat e trenit të linjës Fier- Ballsh.

Policia njofton se fjala është për shtetasin me inicialet A.M, 65 vjeçar. Autoritetet bëjnë me dije se nga hetimet, rezulton se vdekja e të moshuarit ka ardhur për shkaqe natyrale. Asnjë shenjë dhune nuk është gjetur mbi trupin e të moshuarit.

Njoftim i plotë

Më datë 21.07.2018, në fshatin Mbyet, Fier, mbi shinat e trenit te linjës Fier-Ballsh (jashtë funksionit), është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetësi A. M., 65 vjeç.

Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vlerësim