Fier, 3 persona në pranga për zotërim kanabisi

457
Policia e Fierit ka sekuestruar 81 doza kanabis dhe ka arrestuar 3 persona në kuadër të operacionit të koduar “Speed”. Personat e arrestuar, të cilëve iu gjetën edhe një pistoletë model 56 dhe një krëhër me 7 fishekë, janë 21-vjeçari Fatos Kllogjeri, 22-vjeçari Ylli Tota dhe 23-vjeçari Blerim Cani. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në vendin e quajtur “Autogrili”, në fshatin Poçem të Mallakastrës, u kapën në flagrancë me 76 doza kanabis, të cilat iu gjetën shtetasit Fatos Kllogjeri, një pistoletë tip TT model 56 me një krehër me 7 fishekë që iu gjetën shtetasit Ylli Tota dhe nga kontrolli i banesës së shtetasit Blerim Cani u gjetën 5 doza të tjera kanabis.
Sigal