Fier, 28-vjeçari kanos me thikë babain e tij

554
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Fieri pasi akuzohet se ka kanosur me thikë babain e tij, shtetasi me iniciale M.H 54 vjeç.

Policia arrestoi Arbër Haxhiaj banues në Fier dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën kanosi të atin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.
Sigal