Sigal

Një trup i pajetë është gjetur në një kanal në fshatin Hoxhare e vjetër të njësisë Dermenas ne Fier. Mendohet  që personi i seksit mashkull, është përplasur nga një makine dhe ka përfunduar ne kanal.

Burimet e para thonë se pas përplasjes trupi i pajetë është gjetur nga familjarët dhe është shoqëruar për ne spitalin e Fierit nga i ati.

Mësohet se ai është një 22-vjecar me iniciale A.Xh.  Viktima ndodhet në morgun e spitalit te Fierit.