“Fiati” përplas triçiklin në rrugën Fushë-Krujë- Rinas, dy të plagosur

489
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë- Rinas. Mësohet se një automjet tip “Fiat” me targë përplasi një triçikël, me të cilin udhëtonin dy pjesëtarë të komunitetit rom.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur rëndë dy personat që lëviznin me triçikël.
Dy të plagosurit janë dërguar në sp[italin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmën mjekësore.
Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Sigal