Femra në internet/ Shkatërrohet banda e prostitucionit në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë

710
Një bandë prostitucioni në të cilën bënin pjesë edhe shqiptarë është shkatërruar nga policia greke.
Në pranga kanë rënë 12 anëtarët e grupit kriminal që përbëhej nga shqiptarë, rusë, gjeorgjianë, rumenë dhe grekë.
8 persona të tjerë janë gjithashtu në kërkim, si dhe pronari i ambientit ku kryhej aktiviteti i prostitucionit.
Sipas mediave greke autorët kishin një organizatë kriminale të strukturuar me qëllim shfrytëzimin seksual të femrave nëpërmjet shëbimeve online.
Sipas hetimve të policisë, ata kishin krijuar një faqe interenti për të reklamuar femrat të cilat detyroheshin të kryenin marrëdhënie seksuale.
Pasi klientët përzgjidhnin femrat online, të cilat ishin kryesisht nga Shqipëria e Rumania, i takonin në hotel.
Sigal