Femra “molla e sherrit”, plagoset me kaçavidë efektivi i komisariatit 3

432
Një efektiv policie ka mbetur i plagosur ditën e sotme pas një konflikti për motive të dobëta. Bëhet fjalë për Jetnor xhaferrin, punonjës në komisariatin nr.3 në kryeqytet.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se efektivi i policisë është qëlluar me një kaçavidë nga Altin Mata, ndërsa si motiv i sherrit është bërë e dashura e Xhaferrit. Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur përballë komisariatit nr.3, në rrugën ‘Mine Peza’.
Sakaq, sapo u njoftuan për ngjarjen, forcat policore bënë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të plagosjes, Altin Matën. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua dhe një armë gjahu. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Sigal