Fëmija shpëton nënën shqiptare në Greqi: Ndihmë, babi po e rreh

443
Sigal

Një rast i paprecendë dhune është shënuar në një familje shqiptare në Greqi, po falë ‘ndërhyrjes’ së fëmijes, policia ka arritur të ndërhyjë.

Në momentin që babai i tij po dhunonte nënën, fëmija i pranishëm në shtëpi i është drejtuar ballkonit, ku ka kërkuar ndihmë nga fqinjët. “Babi po rreh mamin”, është dëgjuar vogëlushi të shprehet. Menjëherë pas ngjarjes fqinjët kanë lajmëruar policinë, të cilët kanë thyer derën duke shpëtuar edhe gruan e re. 35-vjeçari ka rënë në prangat e policisë menjëherë pas ngjarjes me një dosje ligjore në prokurorinë e Tripolit.

Gruaja u dërgua në spital me plagë të rënda. Ngjarja ndodhi dje në drekë në Tripoli. Identiteti i autorit nuk bëhet akoma i ditur.

Greqi