Fatmir Mehaj ndërhyri për ta shpëtuar, si ndodhi vrasja mafioze e Fatos Ferracakut në ‘Rus’ (DETAJE TE REJA)

821
Sigal

Detaje të reja kanë dalë nga atentati mafioz në Shkodër ku në lagjen ‘Rus’ mbeti i vrarë Fatos Ferracaku, 31, vjeç dhe u plagos Fatmir Mehja pasi dy persona u afruan me motor dhe qëlluan 8 herë në drejtim të tyre.

Burime për ‘Fax Neës’ bëjnë me dije se autori ka zbritur nga motori dhe ka qëlluar Ferracakun në kokë, ndërsa Fatmir Mehaj ka ndërhyrë, por autori e ka qëlluar në këmbë duke e lënë të plagosur.

Viktima dhe i plagosuri kishin lidhje mes tyre. Fatos Ferracaku ishte dhëndri i Fatmir Mehaj. Burime e mbrëndshme bëjnë me dije gjithashtu se janë shoqëruar në polici disa persona si dëshmitar të ngjarjes. Megjithatë identifikimi i autorëve duket të jetë i vështirë pasi ata kanë qenë me skafanda. Pasi janë larguar nga vendngjarja kanë djegur dhe motorin të cilin e kanë përdorur për të kryer aktin kriminal.

Në videon e mëposhtme shihet dhe motori i djegur pas atentatit çka tregon se policia është vënë shpejt në gjurmët e tij, po jo të autorëve.

Policia thotë se janë ngritur pika kontrolli në disa nga lagjet e qytetit. FNSH ka mbërritur pak minuta më parë në lagjen Kiras, ku po bëhen kontrolle.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”.

Po punohet intensivisht  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.