Fatkeqësi në Kukës: adoleshentja e zhdukur gjendet e varur në litar

514
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kukësit, ku një 17-vjeçare e cila u denoncua e zhdukur nga babai i saj është gjetur e varur me litar.
Policia e Kukesit njoftoi sot se adoleshentja me iniciale A.H ka qenë shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 2.09.2017, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Kukës, babai, B.H, i cili ka denoncuar largimin e saj nga banesa.
Por, pas gjetjes së trupit, mbi vajzën u krye ekspertiza mjeko-ligjore, e cila konstatoi se në trup nuk ka shenja dhune si dhe dyshohet se është vetvarur.
Ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.
Sigal