Familjarët kërkojnë gjetjen e trupit të 52 vjeçarit të mbytur në lumin Buna

48
Teksa kërkimet kanë ndalur, familjarët e 52 vjeçarit të mbytur të mërkurën bëjnë apel për ndihmë. Kanë kaluar 6 ditë dhe familja Shatza nuk ka rënë në gjurmët e trupit të familjarit të tyre, Hyqmet Shatza, i cili u mbyt mbrëmjen e së mërkurës në ujrat e lumit Buna, ndërsa polumbarët nuk po bëjnë asnjë kërkim. Bashkëshortja dhe familjarë të tjerë i bëjnë apel shtetit dhe institucioneve që të kërkohet trupi i mbytur. 52 vjeçari Hyqmet Shatza, u mbyt teksa peshkonte mbrëmjen e së mërkurës.