Familjarët: Grekët i torturuan, pastaj i vranë, të dalë e vërteta!

178


DEVOLL-
Me bindjen se dy viktimat, vëllezërit Melsi dhe Elvis Çollaku janë torturuar fillimisht nga policia greke dhe më pas janë vrarë, familjarë dhe të afërm të tyre, pas kortezhit funeral të zhvilluar dje, kanë bllokuar për disa kohë aksin e rrugës nacionale Korçë-Devoll. “Djemtë janë torturuar më pas janë vrarë. Kanë thyerje të gjymtyrëve dhe janë masakruar në pjesë të tjera të trupit. Kërkojmë urgjent të zbardhet e vërteta. Shteti të mos heshtë. Djemtë nuk ishin trafikantë, u vranë pabesisht nga policia greke. Njeri ka 5 plumba, tjetri ka 3 dhe trupat ishin të goditur e të masakruar. I sollën lakuriq me gjak e plage të hapura. Djalin e madh e ka goditur me qytën e automatikut në gjoks, i kane thyer brinjët, krahun e ka të thyer. Poshtë i kanë bërë pleh, i kanë torturuar i kanë bërë pleh të zinj në trup. Pastaj i kanë qëlluar me plumba”,-pohuan dje familjarët. Trupat e dy vëllezërve kanë mbërritur të hënën rreth orës 13:50 në banesën e tyre në fshatin Shuec të Devollit, ndërsa varrimi u bë dje në mesditë.

Sipas policisë greke, ngjarja ndodhi në orën 00:45 duke u gdhirë e diel, në piramidën 1920, pranë liqenit të Prespës, në një kasolle në fshatin Vrontero, kur patrulla e policisë që merrej me kontrollin e peshkimit të paligjshëm, ushtroi një patrullim, pasi kishte informacion se ishin vjedhur rrjetat e peshkatarëve në liqen. Sipas saj, gjatë përleshjes me armë u vranë vëllezërit Melsi dhe Elvis Çollaku si dhe polici grek Ilia Kosteni.