Familja nga Kruja alarmon policinë: Na gjeni vajzën, e nisëm në shkollë, por…

540
Një familje në qytetin e Krujës po kalon momente të vështira, pasi vajza e tyre vetëm 13-vjeçe rezulton të jetë zhdukur që prej ditës së djeshme.
Denoncimin në policinë e Krujës e ka bërë motra e vajzës së mitur D.P. . Sipas rrëfimit të 24-vjeçares në ambientet e policisë motra e saj 13-vjeçare është nisur si çdo ditë në shkollë, por dje në mbarim të mësimit nuk është kthyer në shtëpi.
Ndërsa familja nuk ka dijeni për vendndodhjen, policia e Krujës është vënë në lëvizje për gjetjen e së miturës.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për gjetjen e shtetases:
• D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë.
Më datë 17.11.2017 ka bërë kallezim motra e saj, shtetësia A. L. 24 vjeçe, banuese në Krujë pasi shtetësia D.P. pasi mbarimit të mësimit nuk është kthyer në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.
Sigal