Fakte/ “Escobari i Ballkanit”, u hetua nga DEA

478
Përgjimet e autoriteteve greke që goditën një grupi narkotrafikantësh, të konsideruar si një ndër më të mëdhenjtë që veprojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë, zbulojnë komunikimet e kreut të rrjetit me anëtarët. Referuar mediave greke, Gazeta TELEGRAF, shkruan se hetimet për goditjen e këtij rrjeti bashkëpunuar DEA, struktura policore amerikane e specializuar në luftën kundër drogës dhe ambasada amerikane në Athinë.
“Mos u shqetësoni. Në qoftë se ju kapin, unë do t’ju paguaj avokatët. Do të kujdesem për familjet tuaja”. Këto janë bisedat që mendohet se janë bërë nga 44 –vjeçari Balili. Mediat fqinje thonë se “baroni i drogës” ka lidhje të forta politike në Shqipëri. Sipas tyre, ai është financues i një partie të rëndësishme politike në vendin tonë dhe i një partie të vogël opozitare në Greqi.
Nga autoritetet shqiptare nuk ka reagim për këtë rast, ku sipas opozitës sheh të përfshirë një zyrtar të lartë të administratës shtetërore. PD e kishte denoncuar Klemend Balilin (personi në fotot sipër 2006 – 2016) menjëherë sapo u emërua në krye të transporteve në Sarandë, duke thënë se ai ishte arrestuar në vitin 2006 për trafik ndërkombëtar droge.
Gazeta “Kathimerini” shkruan se hetimet zgjatën të paktën 1 vit dhe në fund zbuluan një rrjet të trafikut ndërkombëtar që fitonte miliona euro duke furnizuar Europën me lëndë narkotike.
“Është duke hetuar për një nga liderët e tij që dyshohet se ka lidhje me qeverinë shqiptare. Ai është një 44-vjeçar shqiptar që ka rekorde kriminale të lidhura me drogën i cili ishte emëruar nga qeveria për të mbikëqyrur çështjet e transportit në qytetin e Sarandës në vitin 2014 pavarësisht se ishte akuzuar nuga opozita shqiptare”, shkruan e përditshma kryesore greke.
15 persona u arrestuan, 13 grekë dhe 2 shqiptarë gjatë bastisjeve të kryera të dielën në komunat e Attica si Afidnes, Aspropyrgos, Glyka Nera, Ymittos, Korydallos, Kallithea dhe Kifissia, si dhe në ishujt Salamina, Zakynthos dhe në Veria, në Greqinë e veriut. Në total u konfiskuan 678.5 kg kanabis sativa të fshehur në ishullin e Zakynthos.
Sigal