Evakuohet prej zjarreve, fshati Lene i Bulqizës, aktivizohen dhe 5 vatra të tjera në vend

505
Zjarri që ka rënë gjatë natës së fundit në pyjet e Dibrës, ka rrezikuar fshatin Lene të Bulqizës. Emergjenca Civile është detyruar të evakuojë disa shtëpi për arsye sigurie dhe vetëm sot në mëngjes, një helikopter ka shuart flakët. 

Edhe në fshatin Muhurr, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Zjarrfikëset e kanë pasur të pamundur të shuajë flakën, për shkak të terrenit të thyer malor dhe vetëm ardhja e helikopterit ka mundësuar shuarjen e tyre,

Vatra zjarrit në fshatin Karmë të Vaut të Dejës ka prekur edhe pyjet në bashkinë e Pukës. Forcat e zjarrfikësve të Shkodrës kanë ndërhyrë, por për shkak të terrenit të thyer nuk kanë mundur të shuajnë flakët dhe për këtë është ndërhyrë edhe nga ajri me anë të një helikopteri.

Në orët e pasdites për shkak të erës së fortë dhe ndryshimit të drejtimit të saj zjarri ka kaluar në fshatin Karmë, të Pukës. Shërbimi zjarrfikës të mbështetur nga forca vullnetare kanë ndërhyrë për të izoluar flakët. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre, kullotë dhe disa lisa. Vatrat e zjarrit po monitorohen edhe ditën e sotme.

QARKU LEZHË
Në fshatin Skuraj Kurbin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 20 forca ushtarake për të shuar flakët. Sot në mëngjes, vatrat e zjarrit janë riaktivizuar.

QARKU FIER
Në fshatin Kreshpan, Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarrfikëset të mbështetur nga forca ushtarake kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe një plantacion me ullinj.

QARKU VLORË
Në fshatin Radhimë Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e vogël me shkurre dhe disa rrënjë ulliri.
a
Sigal