EUROPOL: Kapet pas 15 vitesh korrieri shqiptar i drogës

59
Një shqiptar i kërkuar që prej 15 vjetësh në Itali si korrier droge është arrestuar në Rumani ku fshihej gjatë gjithë këtyre viteve. Ai është Arjan Hajdini, 40 vjeç. Ai kërkohej që nga viti 2000 në Itali për një sërë krimesh, që kanë lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës. Shqiptari bënte pjesë në një organizatë kriminale me seli në Trieste. Në atë kohë u arrestuan 20 persona dhe u gjetën plot 22 kg heroinë. Por shqiptari mundi t’i shpëtonte policisë.