Ersekë/ Prezantohen si policë, kontrollojnë banesën e 52-vjeçarit, nisin hetimet

433
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Ersekës. 5 persona të paidentifikuar kanë shkuar në banesën e shtetasit I.M., 52 vjeç dhe janë prezantuar si punonjës policie. Ngjarja ka ndodhur me 6 shtator 2015, rreth orës 20:15 të mbrëmjes. ‘Ne jemi punonjësit e Policisë së Shtetit.
Duhet të bëjmë një kontroll në banesë’, i kanë thënë ata pronarit të shtëpisë. 52-vjeçari i ka lejuar që të veprojnë, sepse nuk ka dyshuar tek prezantimi i rremë i tyre. Pasi kanë kontrolluar banesën, të dyshuarit janë larguar.
Shtetasi I.M., nuk e ka denoncuar rastin në polici, duke menduar që ishin oficerë policie. Një gjë të tillë e ka bërë vetëm paraditen e djeshme, rreth orës 12:30. Ai tregoi përpara grupit hetimor gjithçka që kishte ngjarë në banesë. Pas denoncimit, policia nisi punën për identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.
Sigal