Ermal Mamaqi pas aksidentit: Sikur ma falën jetën për së dyti

490
Komediani dhe prezantuesi Ermal Mamaqi ka pësuar një aksident mbrëmë në Ferizaj. Sot, ai ka treguar se gjendja shëndetësore është mirë, por thotë se ka përjetuar momentet më të vështira të jetës. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai thotë se i duket se ia falën jetën për së dyti dhe bën apel te autoritetet e Kosovës që të ndërmarrin diçka për vendin ku ka bërë aksident, që njihet si rrethi i vdekjes.
Ky është postimi i tij në Facebook:

Te dashur miq,
Ju perqafoj. Me duket sikur ma falen jeten per se dyti. Perjetova momentet me te veshtira ne jete.
Jam shume mire. Edhe une edhe 2 miqte e mi qe udhetonin me mua.
Aksidenti i mbremshem ne Kosove,Ferizaj ndodhi si pasoje e nje rrethrotullimi te pandricuar dhe te paparalajmeruar.
Me sa me thane,ai vend ishte rrethi i vdekjes se cdo dite aty behen aksidente.
Kam nje pyetje per autoritetet :
– Edhe sa vete duhet te vdesin per ta rregullur ate problem?
Dhe ne fund Zoti eshte i mire!!!
Jemi therime qe nuk ja dime vleren jetes deri sa prekim vdekjen.
Sigal