EMRI+FOTO/ U masakrua me thikë nga bashkëshorti maroken, kush është shqiptarja që humbi jetën në Itali

903
Sigal

Zbulohet identiteti i 34-vjeçares shqiptare që u vra ditën e sotme nga bashkëshorti i saj në Itali. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Fjoralba Nonaj, nënë e një djali. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Seregno të Italisë.

Shqiptarja u qëllua disa herë me thikë nga burri i saj maroken, 35-vjeçar, në prani të nënës së saj dhe djalit 5-vjeçar. Tgcom shkruan se çifti ishte ndarë prej dy muajsh dhe nuk jetonin më sëbashku.

Fill pas krimit autori u vetëdorëzua në polici, ndërkohë që shqiptarja ndërroi jetë në spital, pasi u qëllua disa herë me thikë.
0dbcb5e110dbd881f66c4593b4747a68_L

IMG_20180530_164512-1280x721

IMG_20180530_164631-1280x721

IMG_20180530_165250-1280x721

IMG_20180530_164457-1280x1003

IMG_20180530_163332-1280x721

IMG_20180530_163215-1280x721

IMG_20180530_163126-1280x721