EMRI/ U kap duke shitur naftën e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari

453
Sigal

Një 37-vjeçar nga Korça ka rënë në prangat e policisë në Korçë për shitje të një sasie nafte e cila dyshohet si e vjedhur.

Siç raportohet nga policia, shtetasi  Spartak Shore banues në lagjen nr 7, është arrestuar pasi i shiti 360 litra naftë shtetasit P.O, sasi e cila dyshohet se është vjedhur në automjetës e një firmë e cila po kryen punimet pranë gazsjellësit TAP.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Spartak Shore, 37 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr 7 në Korçë, ky shtetas u kap duke i shitur një sasi prej 360 litra naftë shtetasit P.O, sasi e cila dyshohet se është vjedhur në automjetet e një firme, e cila po kryen punime pranë gazsjellësit TAP, në zonën e Vithkuqit. Po punohet për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.