EMRI/ Tragjike në Itali, shqiptari humb jetën pasi i bie pema sipër

612
Një shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi i ka rënë pema sipër. Ngjarja ka ndodhur në Pistoia, ndërsa viktima është 50-vjeçari Nikolin Gjeka.
Shqiptari po priste një pemë, por nuk llogari si duhet distancën e saj dhe pema i ka rënë sipër duke e zënë poshtë. Ai u gjet në një pyll mes Campiglio dhe Celo, raportojnë mediat italiane.
Shqiptari kishte shkuar në pyll për të prerë dru, por nuk ishte kthyet në shtëpi duke alarmuar bashkëshorten e tij, e cila ka njoftuar karabinierët.
Policia nuk arrit të gjejë shqiptarin për shkak të errësirës dhe ndërpreu kërkimet për t’i rinisur sot në mëngjes.
Pas kërkimeve intensive trupi i tij është gjetur nga policia italiane. Nikolin Gjeka la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.
Sigal