EMRI/ Trafik droge, kapet në Sarandë 21-vjeçari nga Memaliaj i shpallur në kërkim

890
Sigal

Policia e Sarandës ka arrestuar një të ri nga Memaliaj i shpallur në kërkim për trafik droge.

Sipas të dhënave zyrtare, operacioni është zhvilluar dje në darkë, ku është vënë në pranga Donaldo Nela, 21 vjeç, banues në Memaliaj, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës.

Ai kërkohej për një episod transporti të 30 kg marijuanë, ngjarje e ndodhur në Gjirokastër.