EMRI/ Thikë 20 cm në bark fqinjit, pranga shqiptarit pas sherrit për një shtyllë

8
Në gjendje të dehur, një diskutim mes fqinjësh ka përfunduar në mënyrën më të keqe në Itali ku protagonist është një shqiptar.
Një e dielë e përgjakshme ka nadodhur në zonën e njohur si Villa Estene, në qytetin e Padovas, ku shqiptari i ka ngulur një thikë 20 cm fqinjit të tij duke e plagosur rëndë.
Në pranga përfunduar 61-vjeçari shqiptar Ramazan Sqapi, shqiptar me shtetësi italiane. Ai akuzohet për tentativë vrasje pas plagosjes së 67-vjeçarit Armando Spogolon, i cili është në rrezik për jetën.
Të dy po diskutonin me zëra të ngritur për instalimin e një shtylle, duke bërë që tensionet të përshkallëzohen dhe shqiptari të merrte thikën me të cilin e goditi në bark pensionistin italian, i cili ra menjëherë në tokë por u shpëtua nga djali i tij.