EMRI/ Theu urdhrin e mbrojtjes ndaj nënës, pranga të birit 50-vjeçar

482
Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi akuzohet se theu urdhrin e mbrojtjes ndaj nënës së tij.
Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për Alfred Meçanin, 50 vjeç, banues në Libohovë.
NJOFTIMI I POLICISË
Në datë 17.09.2016, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Libohovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Alfred Meçani, 50 vjeç, banues në Libohovë, pasi:
Ky shtetas nuk ka zbatuar Vendimin e Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen E.M(nëna e tij), 68 vjeçe, banuese në Libohovë.
Në datë 17.09.2017, shtetasi Alfred Meçani ka shkuar në banesën ku banon shtetasia E.M, duke shkelur urdhrin e mbrojtjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Sigal