EMRI/ Theu masën e arrestit, kapet jashtë shtëpisë “i forti” i “Myslym Shyrit”

505
Arrestohet ‘i forti’ i Myslym Shyrit, Gjergji Cukali. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se arrestimi ndodhi gjatë natës, me pretendimin se Cukali ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

NJOFTIMI I POLICISE
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D V P Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin :
Gjergji Cukali, 39 vjeç, banues në Tiranë.
Me datë 12.04.2018 shtetasi Gj.Cukali i dënuar me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, është kapur në flagrancë larg banesës së tij pasi ka shkelur vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ku është larguar nga vendqëndrimi i banesës së tij ku ishte i detyruar të qëndronte.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale te “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuara nga neni 323 të Kodit Penal në ngarkim në shtetasit Gjergji Cukali.
Sigal