Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër ku në shënjestër ishte një ish-efektiv policie.
Mësonhot se banesa e ish-efektivit Shqyri Çela është sulmuar me granatë duke shkaktuar panik në të gjithën zonën.
Ngjarja ka ndodhur në 03:00 të natës në lagjen ‘Rus’. Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale.
Janë thyer vetëm xhamat e banësës së Çelës. Ky i fundit ka qenë vetëm në shtëpi kur ndodhi ngjarja.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për ndonjë konflikt të mundshëm