EMRI/ Skandali me pronat në Lezhë, pas 12 zyrtarëve arrestohet një tjetër i kërkuar

383
Policia e Lezhës ka arrestuar një tjetër person të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Ranishtja 4” ku u arrestuan 12 zyrtarë për tjetërsim me pronat, ndërsa 11 të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia ka arrestuar Nikoll Tinaj, 58 vjeç nga Shëngjini, pasi ndaj tij Gjykata ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për falsifikim dokumentesh. Kujtojmë se në kuadër të këtij operacioni u arrestua edhe kreu i bashkisë së Lezhës, ndaj të cilit Gjykata vendosi ‘detyrim paraqitje’.
Njoftimi i policisë 
Në vijim të Operacionit “Ranishtja 4” , ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë, kapet dhe ndalohet një tjetër prej të shpallurve në kërkim.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko – Financiar në D.V.P. Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale në Policinë e Shtetit si dhe me Sektorin për Hetimin e Korrupsionit në Departamentin e Policisë Kriminale është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit :
-Nikoll Tinaj, 58 vjeç , banues në Ishull Shëngjin – Lezhë.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.104 datë 26.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.
Sigal