EMRI/ Shpërndante kokainë e marijuanë në lokalet e natës, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

756
Një 24-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit pasi dyshohet se shpërndante drogë.
Sipas policisë Blerim Oshafi, shiste dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë dhe marijuanë në lokalet e natës.
Atij iu sekuestruan 4.5 gramë kokainë, 7 gram marijuanë të ndara në doza për shitje, si dhe 8200 lekë të reja dhe automjeti me targë AA212ND
“Me date 04.04.2018 ora 21:30 seksioni per hetimin e narkotikeve finalizoi me sukses plan operacioni “shperndarsi” ku u be e mundur kapja ne flagrance i shtetasit Blerim Bashkim Oshafi i dtl.26.04.1993 lindur dhe banues ne Durres lagja 13.
Pasi mbi bazen e informacioneve qe dispononte seksioni per narkotiket ky shtetas shiste lend narkotike te llojit kokain dhe Marjuane ne lokalet e nates. U sekuestruan ne cilesin e proves materjale 7 grame lende narkotike Marjuane dhe 4.5 grame lend narkotike Kokaine e ndare ne doza gati per shitje.
Shuma prej 8.200 leke te reja si automjeti me targe AA212ND ne pronsi te ketij shtetasi. Materjalet ju referuan prokurorise Durres per vepren penale prodhim shitje te narkotikeve parashikuar nga neni 283 i K.Penal,” shkruhet në njoftimin e policisë.
Sigal