EMRI/ Shpërndante drogë për nxënësit e shkollave: Kapet në flagrancë ish i denuari për vjrasje

501
Sigal

Policia e Durrësit ka arrestuar sot një ish-të dënuar, i cili është kapur pasi shpërndante drogë afër shkollave.

“Nga Policia Kriminale e D.V.P Durrës disponoheshin informacione se shtetasi Ardian Llana, i dënuar më parë për vrasje, posedon armë zjarri dhe lëndë narkotike të llojit cannabis dhe heroinë, ku tentonte ti shpërndante në afërsi të shkollave”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas infroamcioenve Llanaj bashke me djalin e tij kanë vrarë një person në afërsi t♪7 stadioumit të Durrësit para disa vitesh.

858878df-e751-499e-bff4-fe29453f8fb6

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni policor “Fusha e Rërës”.

Operacion nga Policia Kriminale e D.V.P Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës.

Operacioni në kuadër të masave për goditjen e personave që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në shkolla.

Sekuestrohet heroinë dhe cannabis sattiva.

Në pranga një 46 vjeçar i dënuar më parë për “Vrasje me dashje”

Në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla, parandalimit dhe goditjes së shpërndarjes së lëndeve narkotike në afërsi të shkollave,nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, u bë finalizimi i Plan – Operacionit të koduar “Fusha e Rërës”, ku si rezultat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• Ardian Llana, 46 vjeç, banues në Durres, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Nga Policia Kriminale e D.V.P Durrës disponoheshin informacione se shtetasi Ardian Llana, i dënuar më parë për vrasje, posedon armë zjarri dhe lëndë narkotike të llojit cannabis dhe heroinë, ku tentonte ti shpërndante në afërsi të shkollave.

Mbi bazen e këtyre informacioneve, u organizua dhe u zhvillua operacioni i koduar “Fusha e Rërës” ku u kap në afërsi të një shkolle, shtetasi i mësipërm.

Gjate kontrollit, shtetasit Ardian Llana ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e proves materiale një sasi lënde narkotike cannabis sattiva dhe doza heroine (56 grame canabis dhe 7 doza heroine)

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.