EMRI/ Shiste kokainë në lokal, kush është administratori i arrestuar sot në Tiranë

100
Një administrator lokali ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi tregtonte kokainë në ambientin e barit.
Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi Orial Peçi, 37 vjeç, banues në kryeqytet, ndërsa nisi hetimi në gjendje të lirë për shtetasit me inicialet E. B., 24 vjeç, dhe A. Ç., 20 vjeç, pasi akuzohen për ‘moskallëzim krimi’.
NJOFTIMI I POLICISE
Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë
Gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme në lokalet e kryeqytetit është arrestuar administratori i lokalit për “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “ Përshtatje lokali për përdorim droge”, si dhe janë proçeduar në gjëndje të lirë dy shtetas të tjerë për moskallzim krimi. Më datë 22.04.2018, seksioni i narkotikëve pranë D.V.P. Tiranë, arrestoi në kushtet e flagrancës shtetasin:
– Orial Peçi, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator lokali.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në rrugën “Pashko Vaso”, shtetasit të mësipërm i janë gjetur 7 doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë, pasi nuk kanë treguar për sasinë e lëndës narkotike shtetasit:
– E. B., 24 vjeç, banues në Tiranë.
– A. Ç., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit O. P., për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 285/a Kodit Penal dhe për veprën penale “Moskallzim Krimi”, në ngarkim të shtetasve E. B., dhe A. Ç., parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.