EMRI/ Shëtiste më armë në çantë, policia kap “mat” 32 vjeçarin në Shkodër

489
Sigal

 Një 32 vjeçar nga Shkodra u arrestua në flagrancë nga policia, pasi u kap më një armë zjarri tip TT pistoletë më 5 fishekë.

Në pranga përfundoi Arsen Ohri, banues në lagjen “Qemal Stafa” të qytetit verior. “Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi në lagjen “Qemal Stafa” Shkoder gjatë kontrollit të ushtruar ju gjet në një çantë, dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip “TT” pistoletë me 5 fishekë”, sqaron policia.

Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.