EMRI/ Sherri me pronarin italian, shqiptari akuzohet se mori hak duke i vrarë nënën

453
Sigal

Prokuroria e Barit ka kërkuar 28 vite burg për shqiptarin Ogert Laska. Ky i fundit akuzohet se ka vrarë 71-vjeçaren Rosa Maria Radici.

Gjatë leximit të aktakuzës për 30-vjeçarin shqiptar, prokurorja Luciana Silvestris, ka thënë se shqiptari në pamundësi për të vrarë punëdhënësin italian, vrau nënën e tij. Nga ana tjetër avokati i shqiptari, Rocco Viggiano, u shpreh se klienti i tij është i pafajshëm.

Ai shtoi më tej se në shtëpinë e viktimës, është gjetur edhe AND-ja e një burri tjetër, i cili nuk është identifikuar asnjëherë dhe mund të jetë vrasësi i vërtetë. Ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundimin se e moshuara ishte qëlluar dhe më pas ishte mbytur me qese mbeturinash.

Kujtojmë këtu se shqiptari u arrestua disa javë pas krimit, pasi kamerat e sigurisë e kishin kapur duke dalë nga shtëpia e viktimës. Pavarësisht kësaj, ai ka mohuar akuzat për vrasjen e të moshuarës.

Ndërkohë organi i akuzës ka dyshime të forta se është shqiptari vrasësi i vërtetë, pasi disa muaj më parë kishte pasur një sherr me italianin, madje kishte qëlluar drejt tij, në restorantin ku punonte. Për shqiptarin kanë ngritur padi civile nusja, nipi i viktimës dhe dy djemtë. Seanca e radhës për 30-vjeçarin do të mbahet më 1 mars.