EMRI/ Sherr me leva e thika mes shqiptarëve në Athinë, humb jetën 23-vjeçari korçar

494
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në sheshin “Exarchia” në Athinë. Pas një konflikti mes disa të rinjve shqiptarë, ka mbetur i vrarë njëri prej tyre.
Sipas mediave greke, 23-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Mihal Kapurani nga Korça, është konfliktuar me tre bashkëkombas të tij për shkaqe ende të panjohura. Fillimisht mes viktimës dhe 3 shqiptarëve të tjerë pati konflikt verbal, por ata e goditën 23-vjeçarin me levë, e më pas me thikë.
I riu u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekëve, mjekët nuk mundën ta shpëtonin 23-vjeçarin korçar.
Banorë të zonës thanë se 23-vjeçari Mihal Kapurani njihej si person i qeë, pa probleme, dhe ishte i punësuar.
Sakaq, autoritetet greke thanë se kanë indentifikuar emrat e autorëve të vrasjes. Njëri prej tyre është një shtetas shqiptar me origjinë nga Përmeti, i cili jetonte në Athinë. Ndërsa dy të tjerët janë persona që jetojnë në Shqipëri, por që kishin hyrë në kufirin grek pak ditë më parë.
Sigal