EMRI/ “Punonjësja” e Interpolit premtonte viza për në SHBA, zbulohet mashtrimi

532
Një 48-vjeçare është ndaluar nga policia, pasi akuzohet se premtonte viza amerikane kundrejt pagesave, ndërsa hiqej si punonjëse e Interpol.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Pranvera Stojani, banuese në Lezhë, akuzohet për mashtrim. Të njëjtat burime sqarojnë se ajo kërkonte 3 mijë deri në 8 mijë euro kundrejt pajisjes me vizë.
NJOFTIMI I POLICISE
U prezantohet si punonjëse e Interpolit dhe u premton vizë amerikane kundrejt vlerave monetare 8000 dhe 3000 euro, ndalohet një shtetase nga Policia për “Mashtrim”
Nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, u ndalua me inisiativë shtetasia :
– Pranvera Stojani, 48 vjeçe, banuese në Lezhë.
Ndalimi u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj , 8000 dhe 3000 euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
Sigal