EMRI/ Policia kontroll “blic” në një lavazh në Elbasan, 24-vjeçari kapet me kokainë

671
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve, policia ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Specialistet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit : Juli Sinani, 24 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forca e posaçme, “Shiponja”, në ambientet e një lavazhi i cili ishte në posedim të këtij shtetasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.
Matrialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Sigal