EMRI/ Policia kap me armë në makinë 28-vjeçarin, shoku ia mbath. Në banesë i gjendet dhe drogë (Foto)

87

Në vijim të luftës antidrogë, policia e shtetit ka finalizuar me sukses operacionin “Autostrada” ku në pranga ka përfunduar një person e një tjetër është shpallur në kërkim.

Në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë, për identifikimin e kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, të personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, shërbimet e policisë Vlorë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Autostrada”.

Vlore operacioni (3)

Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi : Erjon Malaj, 28 vjeç, banues në Vlorë pasi në automjet iu gjet 1 armë zjarri tip pistolete me 6 fishekë si dhe një palë dylbi, ndërsa në banesë iu sekuestruan 40.8 kg kanabis.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit E (K).K., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor Vlorë-Novoselë, në momentin e ndalimit nga policia të mjetit tip “Peugeot”, (ku udhëtonin të dy shtetasit), ky i fundit ka dalë nga mjeti dhe është larguar duke përfituar nga errësira. Po punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit E.K., të cilin policia e ka shpallur në kërkim.

Vlore operacioni (1)

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
1 armë zjarri tip pistoletë me 6 fishekë,
40.8 kg lëndë narkotike kanabisi
2 automjete tip BMË e Peugeot dhe 1 palë dylbi.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Prodhim shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 283 dhe 278 të Kodit Penal.