EMRI/ Policia e Shtetit, ja kush do ta drejtojë ‘Task Forcën’

754
Zbardhen emrat e kupolës drejtuese të njësisë Task-Force në Policinë e Shtetit.
Burimet nga policia i thanë medias se posti i shefit të njësisë Task Forcë i është besuar Artan Shkëmbit. Shkëmbi, aktualisht është komanduar këshilltar i drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Ai konkuroi për gradën “Drejtues i pare” që u zhvillua para pak ditesh në Akademinë e Sigurisë dhe mbajti postin e drejtuesit të një sektori në këtë Akademi 
Fillimisht u tha se drejtuesi i Task Force do të ishte Bledar Çeliku.
Çeliku, i cili ka mbajtur dhe postin e drejtorit pritet të emërohet shef i hetimit në njësinë Task forcë. 
Janë 30 efektivët e parë të ngjashëm me FBI të cikët do të punojnë në këtë njesi si fillim. kjo strukturë tashmë e vendosur në ambientet e ish-Ministrisë së Shëndetësisë ka nisur nga puna dhe pritet që shumë shpejt të jap rezultatet e para. Fokusi i kësaj strukture janë goditja e parave të përfituara nga aktivitet kriminale, trafiku i narkotikëve dhe zbardhja e dosjeve të harruara ku prej tyre ka dhe vrasje të bujshme.
Sigal