Një ngjarje e rende është regjistruar gjate natës në qytetin e Pogradecit, ku një banese i është vendosur tritol.
Rasti në fjalë ndodhi në orën 00:45 në lagjen nr.1 të qytetit. ‘BalkanWeb’ mëson se shënjestër e sulmit ka qenë banesa e biznesmenit Bajram Fejzollari 60 vjeç.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka te lënduar, por vetëm dëme materiale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se lënda plasëse ishte vendosur në banesën e biznesmenit.
Aktualisht forcat policore ndodhën në vendin ku ndodhi shpërthimi, ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.