EMRI/ Plagosi me thikë 3 bashkëfshatarët dhe u arratis, kapet në kohë rekord autori

625
Policia e Lushnjës ka vënë në pranga autorin e plagosjes së tre personave në Divjakë.
Sipas të dhënave zyrtare, dje rreth orës 21:20, në një lokal në fshatin Shën e Premte, shtetasi Kujtim Imeri, 40 vjeç, për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasit B.G, 67 vjeç, A.G, 21 vjeç, dhe D.Gj, 26 vjeç, banues në fshatin Shën e Premte Divjakë, ku gjatë konfiktit i ka qëlluar me thikë.
Shtetasit e plagosur ndodhen në Spitalin Rajonal Lushnje nën kujdesin e mjekëve. Autori pas plagosjes u largua nga vendngjarja, por si rezultat i reagimit të shpejtë të policisë, u kap dhe u arrestua menjëherë nga shërbimet e Policisë Divjakë.
Shtetasi Kujtim Imeri është person me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit dhe ka qenë i dënuar më parë për plagosje me thikë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën autori goditi 3 shtetasit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Sigal