EMRI/ Përplasi me makinë shefin e Gardës, kush është 31-vjeçari i arrestuar

865
Sigal

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në kryeqytet ku ka gjetur vdekjen shefi i njësisë operacionale t ë Gardës së Republikës Martin Nika.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit që ka aksidentuar 50-vjeçarin Nika, një i ri nga Tropoja.

“Më datë 25.05.2018 shërbimet e policisë Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin Albert Memia, 31 vjeç, banues në Tropojë.
Ky shtetas rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL, ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend, shtetasin M. N. 50 vjeç., banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ‘Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor’, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.