EMRI/ Përleshjet në “Rrugën e Kombit”, një efektiv i plagosur. Ja kush është

586
Një efektiv policie ka mbetur i plagosur pas përleshjeve me qytetarët në “Rrugën e Kombit”. Raportohet se i plagosur ka mbetur Komisar Adem Visha.
Komisar Visha, efektiv i Sektorit të qarkullimit rrugor, po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Protesta kundër taksës së rrugës nisi e qetë paraditen e sotme por më pas u përshkallëzua me dhunë e përleshje mes qytetarëve dhe forcave të policisë.
“BalkanWeb” raportoi edhe më herët se pati të plagosur dhe një ambulancë ka qenë në vendin e ngjarjes.
Sigal