EMRI/ Në listën e zezë të policisë, arrestohet 43-vjeçari në Mat

584
Sigal

Komisariati i Policisë së Matit, bën publik lajmin se në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim si dhe në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët pas publikimit të foto-ve të të kërkuarve, ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi.

I ndaluari quhet Alban Gjergji, 43-vjeç banues në Ulëz, Mat, dhe ishte dënuar nga Gjykata  e Apelit për Krimet e Rënda, Tiranë me 8-të vite burgim për   veprat penale “ Grup i Strukturuar kriminal”,  “ Kultivim i bimëve narkotike ”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Pas bërjes bublike të emrave dhe fotove të të kërkuarve  nga ana e Policië në disa rrethe të vendit, ky është rasti i parë që bëhet i mundur ndalimi i një të dënuari.

Njoftimi i Policisë:

Mat

Publikimi  i personave në kërkim  nga Policia, bie në pranga një prej të kërkuarve falë informacioneve të ardhura nga qytetarët.

Kapet dhe ndalohet një shtetas në kërkim për  veprat penale  “ Grup i Strukturuar kriminal “ “ Kultivim i bimëve narkotike”,  kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal

Ky shtetas i dënuar me 8 vite burgim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim  si dhe në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët pas publikimit të foto-ve,  të të kërkuarve, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim :

Alban Gjegji, 43 vjeç, banues në Ulëz, Mat.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata  e Apelit për Krimet e Rënda, Tiranë , e ka dënuar me  8 vjet burgim për   veprat penale “ Grup i Strukturuar kriminal”,  “ Kultivim i bimëve narkotike ”,kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 333/a/2, 28/4, 284/1, 334/1, e 55 të Kodit Penal, ku ka për të kryer dhe 7 vjet 4 muaj e 24 ditë burg.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.