EMRI/ Në kërkim për korrupsion, pranga juristit të ZRPP Fier

447
Sigal

Pas disa muajsh në arrati, është arrestuar juristi i ZRPP të Fierit, i cili akuzohet për korrupsion.

Burime zyrtare nga policia pohuan se bëhet fjalë për Ervis Bregasin, 32 vjeç, banues në Cakran. Për juristin

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me 26 maj të këtij viti kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Rasti i abuzimit të juristit u bë publik në emisionin investigativ Fiks Fare, ku një qytetar denoncoi me zë dhe figurë 32-vjeçarin. Ky i fundit akuzohet se i kërkoi qytetarit 300 mijë lekë, në këmbim të certifikatës së pronës.